Thursday, 26. March 2026
Sport

Onana: Nuk mendoj se Tottenham ishte më i mirë se ne

GS 19/08/2023 1 Min. Lesezeit

Portieri i Manchester United, Andre Onana ka komentuar humbjen e skuadrës së tij në ndeshjen ndaj Tottenhamit (2:0).

“Unë nuk mendoj se Tottenham ishte më i mirë se ne.

Në pjesën e dytë bëmë gabime, por futbolli nuk është vetëm një pjesë.

E nisëm mirë ndeshjen, krijuam raste që për fat të keq nuk i kthyem në gol, gjë që luajti një rol vendimtar. Do të ishte krejtësisht ndryshe nëse do të kishim shënuar në pjesën e parë.

Në futboll duhet të shfrytëzosh shanset, përndryshe duhet të paguash”, tha portieri në një intervistë pas ndeshjes për Sky Sports.

Teilen: