• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Onana pret vizitën në Mançester, Interi do të paguajë klauzolën e kampionit të Gjermanisë

18/07/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Janë orët e fundit si futbollist i Interit për Andre Onanën, sepse më në fund u arrit marrëveshja përfundimtare mes Interit dhe Mançester Junajtidit për portierin kamerunas, afrimit të radhës së “djajve të kuq”. Pas negociatave të gjata, me oferta larg kërkesës së zikaltërve, anglezët vendosën në tavolinë shumën e duhur për të bindur italianët.

onana

Në Itali flasin se gjithçka është arritur për 52 milionë euro plus bonuset, ndërsa në Angli janë të sigurt se Junajtidi do të paguajë 50 milionë euro bashkë me bonuset. Dje janë shkëmbyer dokumentacionet e fundit, ndërsa Onana vizitoi qendrën stërvitore për të bërë edhe përshëndetjet e rastit me shokët.

Ai është ende në Milano, në pritje të dritës jeshile për t’u nisur drejt Mançesterit, peng edhe i procedurës së vizës. Dhe pasi Interi të ketë marrë paratë, do t’u mbetet atyre që të gjejnë një zëvendësues në një repart që është gjithashtu i pambrojtur nga lamtumirat e Handanoviçit dhe Kordazit.

Zëvendësuesi i Onanës pritet që të jetë Jan Zomeri i Bajernit. Sipas revistës “Kicker”, Interi është gati që të paguajë klauzolën e prishjes së kontratës me kampionët e Gjermanisë për portierin zviceran.

zomer

Rikthimi i Manuel Nojerit nga dëmtimi i jep mundësinë klubit që të lejojë largimin e portierit që mbrojti portën e bavarezëve për pjesën e dytë të sezonit të shkuar. Ai e zëvendësoi denjësisht kapitenin Nojer dhe tani që ai po rikthehet, kërkon një klub që të vazhdojë të luajë titullar.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Arrestohet portieri i klubit të njohur gjerman, bëri për spital një 22-vjeçar

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.