Wednesday, 20. May 2026
Sport

Onana u bë heroi i Junajtid me pritjen e penalltisë, por ndikim ka pasur edhe “hilja” e Garnaços (VIDEO)

GS 25/10/2023 2 Min. Lesezeit

Mançester Junajtid mori një fitore me peshe në një ndeshje disi dramatike në fund ndaj Kopenhagen në raundin e tretë në grupet e Ligës së Kampionëve. Ky takim u vulos për “djajtë e kuq” nga lojtarët që kanë qenë më të kritikuar, mbrojtësi Meguajer dhe portieri Onana.

MANU

Anglezët patën fat, pasi Kopenhagen humbi një penallti në minutën e 97-të.  Andre Onana priti penalltinë e Larson duke rezultuar vendimtar për Mançesterin, që me këtë trepikësh mbetet në lojë për të arritur kualifikimin.

Por në këtë rast portieri kamerunas duhet ta falënderojë shokun e skuadrës së tij, Alehandro Garnaçon, që përdori një “hile” te penalltisë së danezëve.

Talenti argjentinas shkoi te pika e bardhë e 11-metërshit dhe e dëmtoi atë  me këmbë, duke bërë gropë, para se Larson të merrte topin dhe ta godiste penalltinë.

Sigurisht që dëmtimi i pikës së penalltisë ka qenë një ndihmesë e madhe për Onanan që ta presë goditjen e Larson dhe t’i siguroj fitoren “djajve të kuq”. Tifozët e lavdëruar Garnaçon për gjestin e bërë duke e konsideruar edhe atë si hero së bashku me Onanën.

 

;

PANORAMASPORT.AL

Teilen: