Thursday, 9. April 2026
Sport

Onana vendos rekordin historik

GS 06/09/2023 1 Min. Lesezeit

I ardhur tek Manchester United vetëm dy muaj më parë nga Interi, pas këmbënguljes së fortë të trajnerit Erik Ten Hag, portieri kamerunas Andre Onana ka treguar menjëherë aftësitë e tij në lojën me këmbë.

Gjatë ndeshjes me Arsenal (humbur 1-3), portieri Onana ka kryer plot 42 pasime, duke vendosur një rekord në Premier League. Kurrë më parë një portier nuk kishte kaluar shifrën e 40 pasimeve në kampionatin anglez.

Rekordi i mëparshëm mbahej nga David de Gea, me 39 pasime, një portier që ka luajtur 415 ndeshje në Premier League, ndërsa Onana ka luajtur vetëm 4 të tilla.

Kjo vërteton arsyen pse trajneri Ten Hag donte me cdo kusht kamerunasin në portë, një portier që e njeh mirë për lojën me këmbë dhe kthimin e topave pas.

Teilen: