Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ka finalizuar një operacion të gjerë ndaj veprimtarisë së paligjshme financiare, duke goditur 14 subjekte tregtare që ushtronin këmbim valutor pa licencën përkatëse nga Banka e Shqipërisë.
Përmes përdorimit të metodave speciale të hetimit dhe veprimeve të tjera procedurale në kuadër të procedimit penal nr. 617 (viti 2026), organet e hetimit arritën të dokumentojnë veprimtarinë e paligjshme të 14 personave për veprën penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, e parashikuar nga neni 170/ç i Kodit Penal.
Njoftimi i plotë:
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier u dhanë masat e sigurimit ‘Arrest në shtëpi’, ‘Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar përkatësisht nga nenet 237, 233 dhe 234 të Kodit të Procedurës Penale ndaj 14 pereonave të cilët ushtronin veprimtari në fushën e këmbimit valutor pa qenë të pajisur me licencë nga Banka e Shqipërisë.
Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.617, viti 2026, për veprën penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, parashikuar nga neni 170/ç i Kodit Penal
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, nëpërmjet përdorimit të metodave speciale të hetimit dhe kryerjes së veprimeve të tjera hetimore, ka arritur të dokumentojë 14 raste të subjekteve tregtare që ushtronin veprimtari në fushën e këmbimit valutor pa qenë të pajisura me licencën përkatëse nga Banka e Shqipërisë.
Në kuadër të procedimit penal u caktua dhe ekzekutuan masat e sigurimit ndaj personave nën hetim, si më poshtë:
1. Për personin nën hetim E. Dh., është caktuar masa e sigurimit “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale;
2. Për personin nën hetim H. Sh., është caktuar masa e sigurimit “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale;
3. Për personin nën hetim E. I., është caktuar masa e sigurimit “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale;
4. Për personin nën hetim A. I., është caktuar masa e sigurimit “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale;
5. Për personin nën hetim L. T., është caktuar masa e sigurimit “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale;
6. Për personin nën hetim L. Z., është caktuar masa e sigurimit “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale;
7. Për personin nën hetim F. D., është caktuar masa e sigurimit “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale;
8. Për personin nën hetim Ç. S., është caktuar masa e sigurimit “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale;
9. Për personin nën hetim V. B., është caktuar masa e sigurimit “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale;
10. Për personin nën hetim D. A., është caktuar masa e sigurimit “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale;
11. Për personin nën hetim R. S., është caktuar masa e sigurimit “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale;
12. Për personin nën hetim A. K., janë caktuar masat e sigurimit “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar përkatësisht nga nenet 233 dhe 234 të Kodit të Procedurës Penale;
13. Për personin nën hetim ZH. Z., janë caktuar masat e sigurimit “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar përkatësisht nga nenet 233 dhe 234 të Kodit të Procedurës Penale; dhe
14. Për personin nën hetim J. G., është caktuar masa e sigurimit “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, parashikuar nga neni 233 i Kodit të Procedurës Penale.
Gjithashtu, në kuadër të veprimeve hetimore të kryera, janë ushtruar kontrolle në subjektet tregtare që dyshohet se ushtronin veprimtari të palicencuar të këmbimit valutor, si dhe në banesat e administratorëve të këtyre subjekteve.
Nga kontrollet e ushtruara janë sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, shuma të konsiderueshme monetare në valuta të ndryshme, konkretisht:
– 4.461.000 (katër milionë e katërqind e gjashtëdhjetë e një mijë) lekë;
– 92.390 (nëntëdhjetë e dy mijë e treqind e nëntëdhjetë) euro;
– 8.215 (tetë mijë e dyqind e pesëmbëdhjetë) paund britanikë;
– 220 (dyqind e njëzetë) franga zvicerane;
– 30 (tridhjetë) lira turke;
– 45 (dyzet e pesë) dirhamë.
Gjithashtu, gjatë kontrolleve u sekuestruan edhe sende të tjera, të dyshuara si prova materiale, konkretisht:
– një armë sportive, tip pistoletë, me zara plastikë;
– një armë antike, tip pistoletë;
– një mjet i mprehtë antik, me këllëf;
– një mjet i mprehtë metalik, me bisht druri.
Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë Fier, me qëllim dokumentimin e plotë të veprimtarisë së dyshuar të paligjshme, përcaktimin e rolit dhe përgjegjësisë së secilit person të përfshirë, si dhe administrimin dhe vlerësimin e të gjitha provave të mbledhura.
/rtsh.al/