• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Operacioni ‘fshesa’/ Nga Mane te Gorecka, ja kush rrezikon të largohet nga Bajerni

11/07/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kriza e sezonit të shkuar ka dhënë indikacionet e duhura te Tomas Tuhel për të projektuar Bajernin e ri. Në bazë të raportimeve nga “Bild”, janë plot 10 lojtarë që pritet të largohen nga Mynihu.

bajern

Në të gjenden personazhe nga të gjitha repartet, madje edhe me peshë në treg si Sadio Mane, Leon Gorecka apo Benzhamë Pavar.

PORTA-Aleksandër Nybel dhe Jan Zomer janë duke “prenotuar” klubet për ciklin e ardhshëm, ndonëse bëjnë pjesë në gjirin e Bajernit në formë zyrtare. Nybel ndodhet i huazuar te Monako dhe shpresat për një thirrje nga Tuhel janë shuar përfundimisht. Gardiani helvet nga krahu tjetër ka marrëveshje zotërinjsh me bordin e kampionëve të Bundesligës e nëse i vjen oferta e duhur, largimi nuk përbën pengesë. Interi ka shfaqur interesim konkret për 34-vjeçarin dhe negociatat janë ende të hapura.

MBROJTJA-Benzhamë Pavar mund të emërtohet në bazë të manovrave konkrete si “revolucionari” i revoltave në ambientin e brendshëm të bavarezëve. Inter, Barcelona, Mançester Junajtid dhe Milan janë disa nga alternativat e francezit. Nusair Mazraui nuk e ka bindur Tuhelin dhe agjenti i marokenit është vënë në lëvizje për të gjetur “strehën” e re të klientit të tij. Sarr, që prej zbarkimit te rekordmenët, ka ngrohur stolin dhe projektohet se kjo do të jetë merkatoja e duhur për ta “hequr qafe” senegalezin.

MESFUSHA-Leon Gorecka është lakmuar rreth kalimit te rivalët e Dortmundit. Për t’i dhënë më shumë zë këtij pretendimi mjafton të marrim burimin e “Bild”, se bavarezët janë të gatshëm t’i japin “lamtumirën” 27-vjeçarit, gjithmonë nëse mbërrin oferta e kënaqshme. Rajan Gravenberk gëzon të njëjtën tablo. Milani e ka vënë shpeshherë në shënjestër talentin holandez, madje duke hyrë edhe në tratativa me kampionët e ligës gjermane. I riu Tilman vështirë të ketë hapësirë në repartin e “regjisorëve”, marrë në konsideratë opsionet “e rënda”.

SULMI-Sadio Mane mban i vetëm “flamurin” e lojtarëve të diskutueshëm nga sektori ofensiv. Pritshmëritë ishin tepër të larta te bordi i klubit më të titulluar në tokën gjermane në fillim të sezonit, ndonëse rendimenti i 31-vjeçarit për asnjë çast nuk e kaloi “të zakonshmen”. Shterpësia përpara porte e ka bindur trajnerin 49- vjeçar t’i hapë “derën” Sadios. Al-Ahli, Al-Nasr dhe AlHilal i janë qepur pas sulmuesit senegalez, të afta t’i plotësojnë edhe ambicien e Bajernit, 30-35 milionë euro, aq sa ata derdhën në arkat e Liverpulit verën e shkuar, ekzaktësisht 32 milionë euro.

lista

Përgatiti: SAIMIR MBËRSI – PANORAMASPORT.AL

Next Post

Ballkani fiton ndeshjen e parë ndaj Ludogorets në UEFA Champions League

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.