Thursday, 22. October 2026
Sport

Operohet Albian Hajdari, humb ndeshjet e nëntorit

GS 22/10/2026 1 Min. Lesezeit

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Albian Hajdari i është nënshtruar operimit dhe do të qëndrojë jashtë fushe për një periudhë.
Hajdari ka operuar meniskun e gjurit të majtë, si dhe ka bërë ndërhyrje kirurgjikale në shputën e këmbës së djathtë shkaku i lëndimit.
Hajdari është vizituar nga kreu i FFK-së, Agim Ademi, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale i ka dëshiruar shërim dhe rikthim të shpejtë në fushë.
“Albianit i uroj rehabilitim sa më të lehtë e të suksesshëm dhe rikthim sa më të shpejtë e më të fortë në fushën e blertë!”, ka shkruar Ademi.
Hajdari javët e fundit pësoi dy lëndime, fillimisht gjatë grumbullimit me Kosovën për ndeshjet e Ligës së Kombeve dhe pastaj te skuadra e Hoffenheimit.
Në sezonin aktual, 23-vjeçari ka gjashtë paraqitje me skuadrën gjermane kurse nuk do të jetë gati për lojë deri në mesin e muajit të ardhshëm.

Teilen: