Mesfushori i kombëtares shqiptare dhe Leçes, Medon Berisha ka kryer me sukses një ndërhyrje kirurgjikale ditën e sotme. Mesfushori ka mbyllur para kohe sezonin për shkak të këtij dëmtimi.
“Ndërhyrja kirurgjikale shkoi shumë mirë. Jam mirënjohës për të gjithë ata që e bënë të mundur.
Falënderime të veçanta për Dr. Lasse Lempainen dhe ekipin e tij për punën e tyre të shkëlqyer, për Dr. Francesco Nuçio që erdhi me mua dhe për familjen US Leçe që më qëndroi pranë gjatë gjithë kësaj kohe. Faleminderit të gjithëve për mesazhet dhe mbështetjen tuaj.
Rikuperimi fillon tani. Do të kthehem më i fortë. Shihemi së shpejti”, shkruan mesfushori shqiptar në një postim që ka bërë në rrjetet sociale.
Teilen: