Friday, 13. February 2026
Formula 1

Operohet piloti spanjoll

GS 26/02/2025 1 Min. Lesezeit

Sezoni i MotoGP do të hapet pa kampionin në fuqi, Horge Martin, i cili iu nënshtrua dje një operacioni në Barcelonë.

Spanjolli me siguri do të humbasë garën e parë të kampionatit, të planifikuar për të dielën e 2 marsit në Tajlandë.

Martin iu nënshtrua një operacioni pas frakturave të marra në aksidentin e pësuar në stërvitje dy ditë më parë. Piloti spanjoll kishte pësuar një frakturë në dorën e majtë, ndërsa për momentin nuk ka asnjë parashikim për datën e saktë të rikthimit në pistën të “Martinator”-it.

Sipas asaj që raportohet nga Aprilia në njoftimin për shtyp, “prognoza do të vlerësohet në lidhje me evoluimin e pamjes klinike”.

Për spanjollin, i cili prej disa muajsh ka veshur ngjyrat e Aprilia Racing, fillimi i sezonit është i ndërlikuar, ndërsa vendin e tij në Tajlandë pritet që ta marrë testuesi Lorenco Savadori.

Teilen: