Saturday, 14. February 2026
Sport

Opoja inkuadrohet në Ligën e Dytë të Kosovës

GS 22/05/2023 1 Min. Lesezeit

Skuadra e futbollit, Opoja është inkuadruar në Ligën e Dytë të Kosovës.

  

Opoja e mposhti Deçanin me anë të penaltive në barazh, për të siguruar ngjitjen në elitën e tretë kryesore të futbollit kosovar.

Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi me rezultat 1-1, dhe njëashtu edhe në kohën shtesë.

Në gjuajtjen e penaltive, lojtarët e Opojës ishin më të saktë.

Heroi i Opojës ishte portieri Zekri Alija, i cili priti dy penalti.

Kështu skuadra nga Prizreni, nga sezoni i ardhshëm garat do t’i zhvilloj në Ligën e Dytë./Lajmi.net/

  


Teilen: