Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar sot me përgatitjet për ndeshjen kundër Izraelit, duke zhvilluar seancën e tretë stërvitore nën drejtimin e përzgjedhësit Franco Foda.
Pas stërvitjes, futbollistët Lindrit Kamberi dhe Milot Avdyli u shprehën të kënaqur me ecurinë e përgatitjeve, teksa shprehën optimizëm se të shtunën do të korrin rezultat pozitiv.
“Dardanët” po vazhdojnë përgatitjet me përkushtim dhe besim me synimin për të dhënë më të mirën në dy sfidat e fundit për këtë vit.
Teilen: