Finalja e Ligës së Kampioneve më 31 maj, në “Allianz Arena” në Mynih, do të varet nga ajo që do të ndodhë në ndeshjen e kthimit të martën e ardhshme në “San Siro”.
Barazimi 3-3 si ai ndaj Interit, do të kishte qenë një rezultat shumë i pafavorshëm për Barçën deri në sezonin 2020-21, por UEFA eliminoi avantazhin e golit në fushë kundërshtare.
Ndaj gjithçka në Milano është si një finale me tek ndeshje. Sidoqoftë, te Barça ka optimizëm, sepse pas një barazimi në ndeshjen e parë në Barcelonë, Barça ka fituar shtatë nga 14 ndeshjet e mëparshme deri më sot në ndeshjen e dytë. Dy ndeshjet pa ndonjë vlerë ishin ato kundër Gallatasarajit dhe Mançester Junajtidit në Ligën e Europës.
PANORAMASPORT.AL