Cristiano Ronaldo ishte në qendër të vëmendjes në “Globe Soccer Awards”, këtë herë jo për golat e tij, por për një orë luksoze që la shumë të habitur. Bëhet fjalë për ‘Patek Philippe Nautilus Chronograph Ref. 5980/1400G’, e vlerësuar rreth 770,000 dollarë (rreth 705,000 euro).
Ora, pjesë e një serie të limituar, është bërë prej ari të bardhë 18 karat, me akrepa dhe numra të të njëjtit metal. Skeleti dhe rripi janë të mbushura me diamante, duke e bërë një nga orët më të veçanta dhe ekskluzive në botë.
Ylli portugez, i cili ende aktivizohet dhe synon të arrijë 1,000 gola në karrierë, e ka shtuar këtë orë luksoze në koleksionin e tij të orëve milionëshe. /ATVLIVE.TV



