• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Orari i Superligës

15/02/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Federata e Futbollit të Kosovës e ka zbuluar orarin e ndeshjeve të xhiros së 20-të të Superligës së futbollit.

Tri ndeshje do të luhen të premten e dy të tjera të dielën, ndërsa të shtunën e 17 shkurtit do të pushohet për nder të Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Duel interesant do të jetë ai mes Llapit dhe Dukagjinit.

Këto dy ekipe e nisën me fitore pjesën pranverore të sezonit.

Llapjanët nuk guxojnë të gabojnë nëse duan ta mbajnë ritmin për titull të kampionit duke shpresuar në një gabim të liderit Ballkani, i cili do të jetë mikpritës i Feronikelit 74.

Kampioni aktual po ashtu do t’i kërkojë tri pikët për ta ruajtur distancën prej 6 pikësh ndaj ekipit llapjan.

Dritën e pret një punë e vështirë pasi do ta vizitojë Lirinë, e cila s’ka çka humb nëse dëshiron të shpresojë ende në mbetje në Superligë.

Por, as gjilanasit nuk guxojnë të gabojnë më, pas humbjes nga Llapi, pasi kanë mbetur 9 pikë prapa liderit Ballkani dhe çdo gabim tash e tutje mund t’i lë ata jashtë garës për titull.

Një tjetër ndeshje interesante pritet të jetë ajo mes Gjilanit dhe Prishtinës.

Gjilanasit e shohin veten në pozitë mjaft të vështirë dhe pas barazimit me Fushë Kosovën do ta kërkojnë fitoren e parë në pranverë.

Nga ana tjetër, prishtinasit po gëzojnë formë të mirë dhe në këtë ndeshje do të hyjnë për fitore, në mënyrë që të mbesin në garë për pozitat që çojnë në Evropë.

Në fund, Malisheva, pasi iu prish seria e ndeshjeve pozitive në Klinë, i kërkon tri pikët e para të pjesës së dytë të sezonit.

Nga ana tjetër, Fushë Kosovës i nevojiten pikët edhe më shumë në misionin e saj të vështirë për të qëndruar në ligën elitare të futbollit kosovar.

Të gjitha ndeshjet e xhiros së 20-të të Superligës do të nisin në orën 13:00.

Next Post

Ndarje për Shën Valentin, Mbappe i jep “lamtumirën” PSG-së në fundin e sezonit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.