Ndryshimi i pronarëve te Interi, me kalimin nga pronësia kineze te ajo amerikane, ka ndryshuar planet e klubit edhe sa i përket të ardhmes dhe planeve të zikaltërve. Mediat italiane bëjnë të ditur se ka dështuar përfundimisht turneu në Kinë, që i pëlqente aq shumë Sitven Zhang i cili ishte munduar ta organizonte me muaj të tërë.
Zhang kishte qenë gati të priste vetë ekipin në Çengdu, ku do të zhvilloheshin disa ndeshje. Por turneu tashmë mund të quhet zyrtarisht i anuluar. Pa detyrimin për të kënaqur drejtuesit kinezë, plani sportiv i klubit ka ndryshuar dhe do të përqendrohet te stërvitjet e organizuara për një sezon të gjatë që do të kulmojë me Botërorin e Klubeve në verën e ardhshme.
Por përtej anës sportive, është edhe ajo ekonomike dhe nëj nga arsyet e dështimit është se organizatorët e turneut, që duhej të paguanin zikaltrit për pjesëmarrjen, kishin falimentuar. Ndaj në të njëjtën situatë me zikaltrit ishin edhe PSG dhe Atletiko Madrid, të cilët pritnin të përfitonin gjithashtu disa miliona euro për vizitën në Azi.
PANORAMASPORT.AL