David Coote ka qenë një nga protagonistët e kësaj jave në botën e futbollit. Pasi u shfaq në një video ku fyente Jurgen Kloppin dhe Liverpoolin, UEFA hapi një hetim ndaj arbitrit, pas publikimit të një videoje ku ai kapet duke nuhatur një pluhur të bardhë (dyshohet lëndë narkotike). Por nuk mbaron këtu.
Sipas “The Sun”, Coote dyshohet se u përpoq të organizonte një festë droge në një hotel përpara një ndeshjeje të Kupës së Ligës midis Tottenham dhe Manchester City më 30 tetor, ku ai ishte gjyqtari i katërt.
I njëjti burim thotë se arbitri rezervoi dhomën në orën 19:38, vetëm 37 minuta para fillimit, dhe i dërgoi një njoftim për rezervim dikujt tjetër në orën 20:04.
Një mik i Coote, i cili ishte i ftuar në festë, i tha “The Sun” se çfarë ndodhi:
“Ditën e ndeshjes ai po më dërgonte mesazhe vazhdimisht duke dashur të merrja pjesë në një festë droge pas përfundimit të ndeshjes (Tottenham-Manchester City). Ai rezervoi hotelin vetëm pak para fillimit dhe më pas më dërgoi një njoftim me 11 minuta para fillimit. Ishte çmenduri.”
Kur më dërgoi mesazh në pjesën e parë, mendova se ishte surreale. Ai duhet të jetë i fokusuar tek loja dhe jo tek organizimi i festave të drogës”, vijoi ai.
Fatkeqësisht për Coote, festa nuk ndodhi, thotë miku i tij: “Nuk doja ta takoja dhe thashë se nuk mund të shkoja. Ai u tërbua dhe më kërkoi të paguaja tarifën e rezervimit prej 90 eurosh.”
Duhet kujtuar se arbitri është pezulluar nga Shoqata Angleze e Arbitrave për një periudhë të pacaktuar.
EXCLUSIVE: Scandal-hit Premier League ref David Coote snorts white powder in new video. pic.twitter.com/yo8OSyQTKe
— The Sun Football ⚽ (@TheSunFootball) November 13, 2024