Sunday, 12. April 2026
Sport

Orges Shehi ka ofruar dorëheqjen, pritet largimi nga Ballkani

GS 11/11/2025 1 Min. Lesezeit

Duket se aventura e trajnerit Orges Shehi në krye të skuadrës së Ballkanit po merr fund pas një viti, ka raportuar “Top-Channel” të martën.

Thuhet se Shehi tashmë ka njoftuar drejtuesit e Ballkanit se do të largohet në dhjetor të këtij viti, pra më të përfunduar faza e parë.

Sipas “Top-Channel”, Shehi veçse ka ofruar dorëheqjen dhe atë para ndeshjes me Drenicës, gjë që pritet së shpejti të bëhet zyrtare.

Në 34 ndeshje nën drejtimin e Shehit, Ballkani ka një bilanc prej 16 fitoreve, 11 barazimeve dhe 7 humbjeve.

Madje, mediumi nga Tirana ka shkruar se Ballkani është një ekip me probleme financiare dhe menaxhimi, duke dërguar në bllokimin e merkatos.

Mbi të gjitha, “Top-Channel” ka shkruar se futbollistët e Ballkanit ka dy muaj që nuk janë paguar.

 

 

Teilen: