Orsato nuk përmban emocionet, PSG-Dortmund ndeshja e fundit si arbitër në kompeticionet europiane!
Orsato s‘përmban emocionet pasi arbitroi ndeshjen e fundit në Europë.
Në fund të ndeshjes mes PSG-së dhe BVB-së arbitri italian është prekur pasi ishte takimi i tij i fundit.
48-vjeçari ka arbitruar gjithsej në 602 takime.
Mes tyre spikatin 3 ndeshje në Katar 2022 dhe 55 në Champions League.
Pjesën dërrmuese të paraqitjeve Orsato e ka bërë si kryesor në Serie A ku ka arbitruar plot 288 takime.