• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Osimhen bën paqe me kampionët e Italisë: Krenar që mbaj emblemën e Napolit

01/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Çështja “Viktor Osimhen” te Napoli me sa duket po shkon drejt zgjidhjes, ku palët kanë ulur armët dhe paqja duket në sfond.

osimhen

Sulmuesi nigerian i kampionëve të Italisë, ka publikuar së fundmi reagimin e tij në lidhje me një video të publikuar nga stafi i Napolit në rrjetet sociale pas ndeshjes kundër Bolonjës. Në ato pamje, Osimhen shikohet tek kërkon një penallti, të cilën ai e shpërdoron më pas. Në reagimin e tij në profinin zyrtar në rrjetet sociale golashënuesi më i mirë i sezonit të shkuar në Seria A shkruan se askush nuk mund të hyjë në mes tij dhe klubit.

“Ardhja në qytetin e Napolit në vitin 2020 ishte një vendim i mrekullueshëm për mua. Njerëzit e Napolit më kanë treguar kaq shumë dashuri dhe mirësi dhe nuk do të lejoj askënd të hyjë mes nesh. Pasioni i popullit të Napolit më ndez zjarrin për të luajtur gjithmonë me zemrën dhe shpirtin tim, si dhe dashuria për emblemën është e palëkundur ndërsa e mbaj me krenari. Akuzat kundër popullit të Napolit janë të pavërteta. Unë kam shumë miq që janë napolitanë dhe janë bërë pjesë e familjes dhe përditshmërisë sime. Unë i vlerësoj nigerianët dhe të gjithë për udhëheqjen e zërave të tyre për të mbështetur dhe arritur tek unë. Unë jam përgjithmonë mirënjohës. Të mbështesim unitetin, respektin dhe mirëkuptimin.

“FORZA NAPOLI GJTIHMONË”, shkruan Osimhen.

Ja postimi i nigerianit në “Instagram”:

osimhen postimi

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Golden Eagle Ylli “këndellet”, me lehtësi mposht Istogun

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.