Saturday, 4. April 2026
Sport

Osimhen: Ky është vetëm fillimi

GS 09/09/2023 1 Min. Lesezeit

I pranishëm në listën e kandidatëve për Topin e Artë 2023, Victor Osimhen ka rrëfyer emocionet që po përjeton.

Në një intervistë të dhënë për kanalin Football Fans Tribe, sulmuesi nigerin i Napoli-t ka shpjeguar:

“Është bukur të jesh mes kandidatëve, për mua është një arritje e madhe sepse Topi i Artë ishte një ëndërr e fëmijërisë sime.

“Të jesh mes më të mirëve, për mua është një ndjesi shumë e bukur dhe falënderoj ata që më kanë mbështetur.

“Megjithatë, ky është vetëm fillimi, do të vazhdoj të punoj shumë për të realizuar të gjithë ëndrrat e mia”, ka premtuar numri 9 i Napoli-t.

Teilen: