• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Osimhen larg PSG-së, Luis Enrique: Nuk do të shpenzojmë

22/08/2024
in Futboll Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Fjalët e Luis Enrique, në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Montpellier, janë një dush i ftohtë për Napolin. Deklarata e trajnerit asturian ndoshta e largon përfundimisht Victor Osimhen nga PSG. “Presidenti, konsulenti Luis Campos dhe unë jemi të hapur për të vlerësuar mundësitë për të përmirësuar skuadrën deri në fund – shpjegoi ai – por është shumë e vështirë të rekrutosh lojtarë që mund të jenë përforcime të vërteta. Ne nuk kemi prioritete, tashmë kemi një ekipi që është kampion, ne vëzhgojmë tregun, shohim nëse një lojtar vjen me një çmim normal, por nuk do të bëjmë shpenzime të tepërta”.

Të përkufizosh me pak fjalë se çfarë do të thotë Luis Enrique me ‘çmim normal’ nuk është e lehtë, edhe sepse PSG është një klub shumë i pasur dhe në të kaluarën ka shënuar goditje të bujshme pa kursyer asnjë shpenzim (Mbappé dhe Neymar ndër të tjera). Politika, të paktën me fjalë, duket se ka ndryshuar dhe klauzola e lirimit prej 130 milionësh të Osimhen tani duket të jetë një pengesë e vështirë për t’u kapërcyer.

Është e vërtetë që kampionët e Francës kanë humbur Mbappen dhe do të duhet të bëjnë pa Goncalo Ramos për tre muaj, por ka ende lojtarë të vlefshëm në skuadër si Kolo Muani, Dembélé, Asensio dhe Barcola.

Gjatë konferencës për shtyp, Luis Enrique shpjegon se si pagimi i tepërt i një futbollisti mund të kthehet në bumerang. “Nuk është domosdoshmërisht një gjë e mirë të paguash shumë për një lojtar – shtoi trajneri spanjoll – sepse atëherë i bën shumë presion. Është si një makinë larëse që kushton 4 euro por reklamohet me 400, problemi është se në fund makina do të sillet si një 4 euro. Ne nuk kemi urgjencë, megjithëse jemi të kujdesshëm për të përmirësuar skuadrën”.

Next Post

New Castle pas Andreas Christensen

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.