Arsenali është një nga klubet e mëdha evropiane që synon transferimin e Victor Osimhen.
Ylli nigerian i Napolit, është një shënjestër të top-klubeve evropiane.
Sipas medieve britanike, menaxheri i Arsenalit, Mikel Arteta synon që gjatë kësaj verë ta blejë sulmuesin nigerian.
Arteta tashmë është duke punuar në ndërtimin e një skuadre më të fortë për sezonin e ardhshëm.
Strategu spanjoll thuhet se është duke i monitoruar disa lojtarë dhe Osimhen mësohet se është objektiv kryesor i Artetës.
“Trajneri i Arsenal synon që të afrojë sulmuesin e Napolit, Victor Osimhen”, shkruajnë mediet në ishull.