Thursday, 29. January 2026
Sport

Osimhen rinovon kontratën me Napolin

GS 23/12/2023 1 Min. Lesezeit

Victor Osimhen ka vendosur ta zgjas qëndrimin në Napoli.

Ai ka zgjatur kontratën me Kampionët e Italisë deri në vitin 2026 me klauzolë të re lirimi që shkon mbi 100 milionë funte.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi, shkruan lajmi.net.

Sipas raportimeve, Osimhen pritet të shohë një rritje të konsiderueshme në pagat e tij, gjë që mund të bëjë që paga e tij të arrijë në 10 milionë euro në sezon.

Ndryshe, Napoli pagoi 75 milionë euro plus bonuse për të nënshkruar me Osimhen nga Lille në shtator 2020 dhe ai i ndihmoi ata të fitonin Scudetton, duke u bërë golashënuesi i parë afrikane e Serie A dhe Lojtari Afrikan i Vitit. /Lajmi.net/

 

 

Teilen: