Tuesday, 13. October 2026
Sport

Osmani e Gashi mposhten në “UEFA Youth League”

GS 13/10/2026 1 Min. Lesezeit

Mesfushorët Erblin Osmani e Yll Gashi kanë pësuar humbje me Bayernin U19 në kuadër të “UEFA Youth League”.

Të martën, Bayerni U19 u mposhtu në udhëtim nga Vikingu U19 i Norvegjisë, me rezultatin 2:0, në duelin që i takoi fazës së dytë të ligës në Championsin e të rinjve.

Si Osmani ashtu edhe Gashi ishin startues te skuadra gjermane dhe u aktivizuan pothuajse deri në fund të takimit.

Osmani luajti deri në minutën e 87-të kurse Gashi u zëvendësua në minutën e 70-të të ndeshjes në “UEFA Youth League”.

Erblin Osmani muajin e shkuar debutoi me Kombëtaren e Kosovës, pasi u aktivizua në fund të takimit me Irlandën në kuadër të Ligës së Kombeve.

Teilen: