Presidentja Vjosa Osmani është takuar me grupin e vajzave karateiste të Kosovës që kanë fituar medalje të bronzta në kampionatin botëror.
Ky kampionat u organizua në Budapest të Hungarisë.
Nga Presidenca e Kosovës kanë bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook se Osmani ka thënë se triumfi në kampionatin botëror në Budapest shpërfaqë shpirtin luftarak të karateisteve tona.
“Medalistet e bronzta të Kosovës janë yjet e Kosovës, që po e rrisin shkëlqimin çdo ditë e më shumë”, ka thënë Vjosa Osmani. /Lajmi.net/