• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 22, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ouen dhe ana e errët e Realit: Transferimi në Madrid fundi i karrierës sime, mezi merrja frymë!

29/11/2024
in Futboll Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Majkëll Ouen i është rikthyer së shkuarës ku në një intervistë për “The Athletic” dhe “The Guardian” ka rrëfyer hapat e hedhur në karrierë si lojtar i Realit të Madridit.

“Reali i Madridit është Grali i Shenjtë për lojtarët, por kur mbërrin në ekip presioni është aq i madh sa mezi mbushesh me frymë. Në momentin kur vendosa që të transferohesha në Madrid unë humba kontrollin e karrierës sime. Ishte fundi i perceptimit që kishin të tjerët për mua si lojtar”, tregon Ouen, i cili i kushtoi Realit 12 milionë euro.

“Djaloshi i artë” i Liverpulit rrëfen se në të vërtetë nuk ka dashur kurrë që të largohet nga “Anfield Road”, por bëri diçka të tillë të mos kishte brejtje në ndërgjegje më pas për faktin se nuk kishte provuar që të luante për Realin e Madridit. “Pas ofertës së Realit mu desh një javë për të vendosur. Nuk isha i qetë, bisedova me Rafa Benitez dhe Rik Perrin dhe u thash se doja që të largohesha për vetëm dy vite dhe më pas do të kthehesha. E mendoja se në ato momente më duhej qetësi”, tregon Ouen.

Next Post

Mourinho zbulon si u largua Ibrahimoviç nga Interi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.