• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, September 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ousmane Dembélé shpërblehet me ‘Onze d’Or’: Më i miri i të gjitha kohërave? Për mua është Messi

20/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në prag të ceremonisë së Topit të Artë, sulmuesi i Paris Saint-Germain dhe i kombëtares franceze, Ousmane Dembélé, ka marrë një vlerësim të rëndësishëm. Ai u nderua me “Onze d’Or”, çmim i dhënë nga revista “Onze Mondial” për lojtarin më të mirë që luan në Europë.

Gjatë ceremonisë, 28-vjeçari u pyet nga disa të rinj të klubit të tij të parë, Evreux 27. Një djalosh 12-vjeçar, Samba, e pyeti: “Si ndihesh të jesh lojtari më i mirë në botë?” Dembélé u përgjigj modestisht: “Nuk di nëse jam më i miri në botë, por fjalët e tua më bëjnë përshtypje. Ka shumë lojtarë të mëdhenj dhe më i miri në botë është një fjalë e madhe.”

Në të njëjtën kohë, mund të arrijë edhe ‘shenjtërimin’ më të madh me Topin e Artë, ku sondazhet e fundit e vendosin Dembélé-në favorit me 44% të votave, përpara Lamine Yamal (21%) dhe Kylian Mbappé-së. Ky i fundit, kapiten i Francës, ka deklaruar se do ta ndjekë mikun e tij në TV dhe do të mbështesë fitoren e tij.

Në fund, kur u pyet se cili është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, Dembélé nuk ka pasur dyshim: “Për mua më i miri i të gjitha kohërave është Messi”, duke theksuar lidhjen speciale me ish-shokun e tij të skuadrës te Barcelona.

Next Post

Derbi i së shtunës i takon Manchester Unitedit, triumf i “djajve” ndaj Chelseat

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.