• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Owen zgjedh më të mirët e Premier League

02/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mohamed Salah është përzgjedhur në skuadrën e sezonit në Premier League të ish-sulmuesit të Manchester United dhe Liverpool, Michael Owen.

Ish-sulmuesi legjendar i Anglisë zgjodhi disa emra befasues në listën e tij, duke përfshirë portierin e Evertonit, Jordan Pickford.

Disa nga emrat e pritur në listën e Owen ishin mesfushori sulmues i Chelseat, Cole Palmer dhe ylli i Liverpool, Mohamed Salah.

Dy lojtarët kanë qenë në formë të shkëlqyeshme këtë sezon, me të parin që ka shënuar 12 gola dhe ka dhënë gjashtë asiste në 19 ndeshje në kampionat.

Salah, ndërkohë, ka shënuar 17 gola dhe ka dhënë 13 asiste në 18 ndeshje këtë sezon në Premier League.

Portieri Pickford ishte një nga emrat e papritur në këtë listë, duke qenë se Everton ka pësuar 24 gola në kampionat këtë sezon.

Megjithatë, Owen mund ta ketë zgjedhur nga aftësitë e Pickford në situatat një kundër një. Ky i fundit ka pritur dy penallti këtë sezon, përfshirë një kundër Erling Haaland të Manchester City në Boxing Day.

Trent Alexander-Arnold, Virgil van Dijk, William Saliba dhe Antonee Robinson përbëjnë katërshen e mbrojtjes të Owen.

Moises Caicedo dhe Ryan Gravenberch janë zgjedhur si mesfushorë mbrojtës. Së bashku me Salah dhe Palmer, Matheus Cunha i Wolves është zgjedhur si sulmues në ekipin e Owen.

Cunha ka qenë një nga zbulimet e këtij sezoni, pasi ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë katër asiste në 19 ndeshje të Premier League që ka luajtur deri tani.

 

Next Post

Thiago Motta: Dua të fitoj, por nuk është një...

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.