Pa paratë e garantuara nga Champions-i i ardhshëm dhe ndoshta as ato që do të vinin nga pjesëmarrja në një nga dy kupat e tjera evropiane, Milani duhet të fillojë të bëjë llogaritë me kujdes në funksion të merkatos së ardhshme.
Sepse nëse nga njëra anë ka detyrimin për të forcuar skuadrën duke shtuar lojtarë cilësorë që garantojnë motivimin për të shlyer një sezon zhgënjyes si 2024-25, nga ana tjetër do të ishte nevoja për të shitur lojtarët që nuk përshtaten më në projektin teknik.
Në një raport mes përdorimit dhe paraqitjeve, dy të sakrifikuari mund të jenë Fikajo Tomori dhe Teo Hernandez, nga të cilët drejtuesit synojnë të përfitojnë rreth 100 milionë euro. Kompensime mund të shtohen me shitjen e ndonjë elementi të ekipeve zinxhir, pas 100 milionët shihen si mënyra e vetme për të mos çmontuar përsëri organikën.
PANORAMASPORT.AL