Friday, 20. November 2026
Sport

Pa ekip por në formë me Shqipërinë, Hysajt i ndodh një nga gjërat më të bukura

GS 19/11/2026 2 Min. Lesezeit

Elseid Hysaj ka lënë gjurmë në këtë edicion të Nations League, duke u shndërruar në një nga futbollistët më të spikatur të Kombëtares shqiptare.

Edhe pse prej përfundimit të sezonit ishte pa kontratë me një klub, mbrojtësi kuqezi fitoi besimin e trajnerit Rolando Maran, i cili e aktivizoi në të gjashtë ndeshjet e fazës së grupeve.

Futbollisti shqiptar iu përgjigj besimit me paraqitje pozitive, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në lojën e ekipit. Përveç sigurisë në krahun e djathtë të mbrojtjes, Hysaj regjistroi edhe dy asistime dhe një gol, duke qenë një prej lojtarëve me ndikimin më të madh në rezultatet e Shqipërisë.

Paraqitjet e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re as nga mediat e specializuara. Faqja e njohur “WhoScored”, e cila merret me statistikat dhe vlerësimin e futbollistëve, e ka përfshirë Hysajn në formacionin ideal të fazës së grupeve të Nations League.

Me një vlerësim mesatar prej 7.65 pikësh në gjashtë takime, shkodrani është përzgjedhur në krahun e djathtë të 11-shes më të mirë të këtij kompeticioni.

Ernest Muçi dhuron spektakël në Turqi, sulmuesi shqiptar i shënon supergol Besiktasit (Video)

Ernest Muçi dhuron spektakël në Turqi, sulmuesi shqiptar i shënon supergol Besiktasit (Video)

5 gola në 4 javë, Shpendi “tërbon” Italinë, por emri i del edhe në Angli

5 gola në 4 javë, Shpendi “tërbon” Italinë, por emri i del edhe në Angli

Teilen: