Sunday, 26. April 2026
Sport

Pa fitues në Prishtinë – Kosova merr një pikë të ‘artë’ ndaj Sllovenisë në ‘Fadil Vokrri’

GS 10/10/2025 1 Min. Lesezeit

Ka përfunduar pa fitues ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë, e zhvilluar mbrëmjen e sotme në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Botëror 2026.

Takimi përfundoi me rezultat 0:0., raporton lajmi.net

Kosova e nisi mirë pjesën e parë dhe krijoi rastin më të mirë në minutën e pestë, kur sulmuesi Vedat Muriqi goditi me të majtën, por topi shkoi jashtë portës sllovene.

Pas këtij momenti, loja u dominua më shumë nga Sllovenia, e cila kontrolloi pjesën e parë dhe krijoi disa raste, përfshirë një goditje të fortë nga Benjamin Sesko që u ndal nga portieri Arijanet Muriq.

Ky barazim lë Kosovën me një pikë të vlefshme, por edhe me detyrën e vështirë për të kërkuar fitore në ndeshjet e ardhshme për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim./Lajmi.net/

Teilen: