• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Pa gjurmë dhe pa pushtet, Ibra drejt largimit nga Milani

20/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ai është zyrtarisht Këshilltari i Lartë i Fondit “RedBird” te Milani. Edhe pse ai vetë, Zlatan Ibrahimoviç, e përkufizoi rolin e tij në “Casa Milan” në një mënyrë më komplekse: “Unë jam në krye të gjithçkaje. Kur luani është larg, kotelet afrohen. Kur luani kthehet, kotelet zhduken”.ibraMbreti i pyllit i ka munguar “Milanellos” prej pak kohësh dhe të mendohet fakti që ai nuk është parë në ato anë që nga udhëtimi i drejtorit ekzekutiv të Milanit, Xhorxhio Furlani, në Shtetet e Bashkuara për takimin me pronarin Xherri Kardinale. Në fillim u tha se ishte i sëmurë, por as java e kaluar nuk e solli suedezin pranë skuadrës dhe i njëjti fenomen po vihet re në këto ditë të para, ku organikës i mungojnë 15 elementë të larguar për kombëtaret.

ACARIMI I SUEDEZIT – Me pak fjalë dhe e thënë më qartë, Ibra nuk do të përfshihet në “audicionin” për zgjedhjen e drejtorit të ri sportiv. Një zvogëlim roli që, pa dyshim, nuk mund të pranohet lehtë nga 44-vjeçari. Nëse më parë ishin të shumtë ata që kanë pyetur veten se cili është roli i tij brenda bordit drejtues kuqezi, tashmë kureshtja lidhur me kompetencat e ishsulmuesit brenda Milanit është zgjeruar edhe më tepër. Megjithatë, mbetet fakt se Ibra ka qenë gjithmonë i përfshirë në çështjet teknike të klubit, duke vepruar edhe si ndërmjetës mes drejtuesve të lartë dhe ekipit.

Fakti që, për të vlerësuar emrin e drejtorit të ri sportiv, pronari Kardinale vendosi të thërriste vetëm Furlanin, nuk duhet të ketë qenë e lehtë për suedezin ta pranojë. Flitet për një lamtumirë të mundshme në fund të sezonit. Edhe në vlerësimin e udhërrëfyesit teknik të radhës, pra, qarkullojnë emra që nuk vlerësohen veçanërisht nga Ibrahimovic. Një tregues i mëtejshëm i një përfundimi të ardhshëm të marrëdhënies, e cila është përkeqësuar edhe pas kontestimeve të tifozërisë që shohin tek ish-beniamini i tyre një nga shkaqet madhore të gjendjes, ku ndodhet aktualisht Milani.

REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Junior 06 Moni Bau, fitues i Kupës së Kosovës për U14 te vajzat

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.