• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Pa gola në Suharekë, Malisheva “fundos” Lirinë

16/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Derbi i xhiros së 26-t të Superligës së Kosovës në futboll ka përfunduar pa fitues.

Ndeshja mes Ballkanit dhe Llapit e luajtur në Suharekë, ka përfunduar me rezultatin 0:0.

Përkundër tentimeve të dy skuadrave që ta fitojnë këtë ndeshje, asnjëra nuk arriti të marrë pikët e plota. Me këtë barazim, situata në tabelë nuk ndryshon, të paktën deri të dielën.

Ballkani mbetet lider me 52 pikë të tubuara, një më shumë Llapi që mbetet në pozitën e dytë me 51 pikë. E treta është Drita me 49 pikë, por që ka një ndeshje më pak të luajtur.

Ndërkohë, të shtunën është luajtur edhe ndeshja ndërmjet Lirisë dhe Malishevës. Në duelin e zhvilluar në Prizren, Malisheva triumfoi me rezultatin e thellë 3:0 për ta fundosur edhe më tej skuadrën e Lirisë.

Drilon Hazrollaj (13’), Etnik Brruti (70’) dhe Agon Xhaka (86’), shënuan golat për fitoren e Malishevës.

Me këtë triumf, Malisheva ngrihet në kuotën e 47 pikë dhe mbetet e katërta në tabelë, ndërsa Liria që nuk di për fitore në pranvere, zë vendin e fundit me vetëm 10 pikë të mbledhura.

Next Post

Kida: Lojtarët e Malishevës u treguan shumë profesional

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.