S’ka fitues as pas vazhdimeve në Podujevë.
Koha e rregullt në ndeshjen e barazhit në mes Ferizaj – Liria u mbyll pa gola, 0:0, shkruan lajmi.net.
Ndeshja më pas shkoi në vazhdime, teksa as 30 minuta nuk mjaftuan.
Ferizaj gjetën golin në minutën e 110′, por u anulua për pozicion jashtë loje.
Liria në anën tjetër ishin të rrezikshëm disa herë, por portieri i Ferizaj s’lejoi t’i tundej rrjeta.
Fituesi i kësaj sfide dhe skuadra që siguron Superligën do kuptohet pas penalltive./Lajmi.net/