• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Pa kontratë, “Mbreti” Salah tundon Bajernin. Ja prapaskenat me egjiptianin e Liverpulit

26/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

“Mbreti” egjiptian mund të jetë rrugës për në “Allianz Arena” në verë, sipas mediave spanjolle, fjala është për Mohamed Salah. Bajern Mynih është lidhur me një transferim për superyllin egjiptian Salah.

salah

Portali “Fichajes”, beson se gjigantët bavarez po mendojnë një lëvizje për 32-vjeçarin në verë. Dihet gjerësisht se Salah, i cili po shijon një tjetër sezon fantastik në Liverpul, ende nuk ka nënshkruar një marrëveshje të re. Kontrata e tij skadon në fund të sezonit aktual 2024-25, kështu që e bën anësorin një agjent të lirë në verë siç qëndrojnë gjërat. Shtojini kësaj pasigurinë që rrethon të ardhmen e anësorëve aktual të Bajernit si Leroi Sane, Serzh Gnabri dhe Kingsli Koman dhe thashethemet bëhen më të besueshme. Megjithatë, me të ardhurat vjetore të raportuara prej 22 milionë eurosh, pagat e Mohamed do ta vendosnin atë menjëherë në krye të tarifave të pagave në Mynih.

Në dy merkatot e fundit të tregut të transferimeve, Bajerni e ka hedhur fokusin te talentet e rinj, por kush do t’i thoshte jo transferimit falas të një lojtari si Salah! Ende nuk bëhet fjalë për bisedime mes sulmuesit egjiptian dhe klubit me bazë në Mynih, por duket se “ujërat” kanë filluar të trazohen.

Anësori i Liverpulit aktualisht ka 25 gola dhe 16 asistime në 27 paraqitje vetëm në Premier Ligë, ndërsa nuk ka treguar shenja të ngadalësimit. Nëse i referohemi statistikave në të gjitha kompeticionet, ai regjistron 38 ndeshje, 30 gola dhe 21 asist në 3.220 minuta, ecuria më e mirë në karrierë. Me ekipin aktualë Salah është në garë për 3 trofe me “Reds”, “Karabao Kup”, Premier Lige dhe Champions.

SAIMIR MBËRSI-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Dy përballje interesante në Kupën e Kosovës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.