Pas Mario Gomezit, një tjetër bavarez mund të përfundojë te Fiorentina, e cila thuhet se po mendon për Tomas Mylerin.
Sipas “Bild”, klubi italian ka kërkuar informacion nga menaxherët e 35-vjeçarit i cili në fund të këtij sezoni do të largohet nga Bajerni. Për të, 17 vite në ekipin e parë me bavarezët, karakterizuar nga 750 ndeshje të luajtura dhe më shumë se 30 trofe të fituar.
Nuk ka negociata në zhvillim për momentin, por një studim fillestar nga vjollcët, ashtu siç kanë bërë edhe disa klube amerikane, si: Los Anxheles, San Diego dhe Sinsinati. Nuk mungojnë ofertat për Myler, i cili do të zgjidhë dyshimet për të ardhmen e tij në javët në vijim.
PANORAMASPORT.AL