Teksa janë rikuperuar Teo dhe Pulisiç që sot do të jenë titullarë bashkë me Reijndersin, Milani në stol do të ketë edhe Çukvuezen.
Tri rikthime që shtojnë zgjedhjet ofensive, teksa është mbrojtja ajo që lëngon. Tomori dhe Çau si titullarë kanë alternativa Bartezagin (mbrojtësi i majtë) dhe Florencin. Kjaer nuk ia ka dalë të rikuperohet, teksa Kaldara e Kalulu do të shohin fushën pas vitit të ri.
I riu Simiç nuk mund të përdoret pasi ka vetëm një vit tek të rinjtë e Milanit, çka nuk i mundëson grumbullimin me ekipin e parë në Champions. Situatë delikate dhe zgjdhje me pikatore për Piolin që të paktën në nivel titullarësh nuk ka probleme siç e konfirmon edhe rikthimi te skema 4-3-3.
Kalabria e Teo do të plotësojnë prapavijën, ndërsa Reijnders dhe Çik duken të sigurt në mesfushë ku ka një balotazh mes Kruniçit dhe Adlisë për rolin e regjisorit. Boshnjaku i favorizuar, por nuk përjashtohen suprizat. Në stol, përsëri Pulisiç dhe Leao në krah të Zhirusë.
PANORAMASPORT.AL