Tuesday, 4. August 2026
Sport

Pa oferta konkrete për Zhegrovën

GS 04/08/2026 1 Min. Lesezeit

Edon Zhegrova mund të largohet nga Juventusi gjatë këtij afati kalimtar. 

“Zonja e Vjetër” është e gatshme të dëgjojë oferta për sulmuesin kosovar, i cili ende nuk ka arritur të tregojë versionin e tij më të mirë në Torino. 

“Tuttomercato”, ka shkruar të martën se drejtuesit e Juves ende nuk kanë pranuar ndonjë ofertë konkrete për Zhegrovën. 

Sipas raportimeve, Zhegrova nuk shihet si futbollist i rëndësishëm për projektin e trajnerit të Juves, Luciano Spallettit.

Sulmuesi i Kosovës nuk ka pasur shumë hapësirë te Juve në edicionin e kaluar.

E përfundoi kampionatin pa shënuar gol dhe pa regjistruar asistim.

27-vjeçari në të gjitha garat luajti vetëm 525 minuta. Në shumë prej ndeshjeve u inkuadrua në pjesën e dytë.

Zhegrova pjesë e Juves është nga vera e kaluar kur u transferua nga Lille për 15.5 milionë euro. Kontrata i skadon në vitin 2030.

Teilen: