Monday, 16. March 2026
Sport

Pa skuadër në gjysmën e dytë të sezonit, rrëfehet ish-futbollisti i Realit: Duhet të ndaloja, jam gati të rikthehem

GS 18/07/2023 1 Min. Lesezeit

Françisko Roman Alarkon Suarez, i njohur ndryshe dhe si Isko, i dha fund në janar kontratës së tij me Seviljan dhe në gjysmën e dytë të sezonit qëndroi pa skuadër.

isko

Ai ishte shumë pranë firmës me Unionin e Berlinit, por spanjolli nuk arriti dot t’i kalonte testet mjekësore.

Në një intervistë të dhënë për “Marca”, 31-vjeçari është shprehur se është dhe njëherë gati të rikthehet të luajë futboll.

“Duhet të ndaloja. Duhet të qartësoja dhe të vendosja rregull në mendjen time. Tani jam gati të rikthehem. Më mungon futbolli”, u shpreh Isko.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: