• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, September 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Pa tifozë ndaj Shqipërisë?/ Mediat serbe paralajmërojnë dënim të ashpër nga FIFA

11/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ishte minuta e 38-të kur arbitri francez ndaloi lojën.

Ishte Serbi-Angli në stadiumin “Rajko Mitiç” dhe Klemen Tyrpe vërshëlleu që të gjithë të mos lëviznin, duke bërë një paralajmërim.

Kishte ndodhur që disa tifozë serbë I kishin drejtuar një lazer në sy futbollistit të Anglisë, Ezri Konsa.

Është e ditur që përdorimi I lazerit në stadium është I ndaluar dhe ndëshkohet rëndë, ndërsa në impiantin e njohur në mënyrë popullore si “Marakana”, pati edhe simbole nacionaliste, si harta të Kosovës me flamurin serb apo thirrje për Kosovën Serbi.

Mediat serbe natyrisht vunë alarmin, duke theksuar se FIFA do ta ndëshkojë ashpër Federatën e tyre, pra edhe ekipin kombëtar.

Frika është për mbyllje të stadiumit për ndeshjen e radhës, që është pikërisht ndaj Shqipërisë në 11 tetor të këtij viti, pra pas një muaji.

Serbia ishte e paralajmëruar dhe nën vëzhgim nga FIFA, pas thirrjeve nacionaliste në Leskovac në ndeshjen kundër Andorrës, dhe 15 për qind e stadiumit “Rajko Mitiç” ishte e mbyllur ndaj Anglisë.

Të pranishëm ishin 40 000 tifozë, pra ishin minus 8 000.

Mediat theksojnë se Federata Serbe është ndëshkuar me 700 000 euro gjobë gjithsej në 5 vitet e fundit, dhe kjo shumë është e sigurt që do t’i afrohet milionëshit deri në fund të 2025-ës.  / abcnews.al /

Next Post

Juventus “zbulon” Zhegrovën/ Sulmuesi i Kosovës nis stërvitjen me “Zonjën e Vjetër”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.