Liverpuli nuk do të ishte në krye të Premier Ligës në një botë pa VAR.Skuadrat e Arne Slot do të kishte një pikë më pak se në realitet, pra 55 pikë, ndërsa Arsenali do t’i kalonte ata me një pikë më shumë. “Topçinjtë” do të ishin gjashtë pikë më mirë në klasifikim dhe do të renditeshin me një pikë më shumë sesa Liverpuli. Ata kanë pasur një total prej pesë vendimesh të ndryshuara nga VAR-i dhe tre prej tyre u kanë mohuar atyre fitoren, megjithëse ishin të gjitha ishin vendime të sakta.
Mikel Arteta ka një histori polemikash me vendimet e arbitrave dhe VAR-it këtë sezon, duke cilësuar si një turp absolut pasi nuk arriti të anulonte golin e Entoni Gordonit kur Njukasëlli mposhti Arsenalin 1-0 në nëntor të vitit 2023. Për këtë, ndaj tij u ngrit një akuzë nga FA. Notingem Foresti dhe Bornmëthi do të plotësonin katërshen e parë, me Forestin që do të mbetej në kuotën e 47 pikëve ndërsa Bornmëthi do të kishte pesë më shumë, 45. Çelsi, Mançester Siti, Njukasëlli, Aston Vila, Brajtoni dhe Mançester Junajtid do të kompletonin gjysmën e parë të klasifikimit, me skuadrën e Ruben Amorimit që do të kishte katër pikë më shumë dhe do pozicionohej tre vende më lartë sipas përllogaritjeve të “The Sun”.
Më poshtë, në zonën e rënies, tre skuadrat e ngjitura këtë sezon do të mbeteshin ende në pozicionet e tyre të rënies, megjithatë Ipsuiçi do të kishte një pikë më shumë dhe për këtë arsye do të kalonte Lestërin e vendit të 18-të. Njukasëlli ka përfituar më shpesh nga vendimet e VAR-it këtë sezon, duke pasur 10 në favor të tyre dhe vetëm dy kundër. Liverpuli ka fituar një pikë nga ndihma e VAR-it, me Mohamed Salahun që shënoi penalltinë pasi Matajs de Ligt u gjykua se kishte prekur topin me dorë në barazimin 2-2 në janar.ANDROKLI DRALO-PANORAMASPORT.AL