Tuesday, 25. August 2026
Sport

Paçarada me Koln-in në festë, pas 120 minutave kualifikohen në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë

GS 04/12/2024 1 Min. Lesezeit

Koln-i ka shënuar sukses të madh duke avancuar në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë.

Reprezentusi i Kosovës, Leart Paçarada, është paraqitur nga minuta e 64-të duke dhënë kontribut në këtë kualifikim. 

Koln para shikusve të vet, pas 120 minutave e ka mposhtur me rezultat 2:1 Hertha Berlinin.

Për Koln shënuan Niederlechner (30′ – autogol), Ljubiçiç (120′ – nga penalltia) dhe Maza  (12’) realizoi për udhëtuesit.

Zeefuik i Hertha Berlinit u përjashtua me karton të kuq në minutën e 17-të. 

Teilen: