Friday, 13. February 2026
Sport

Paçarada shënon në ndeshjen dramatike e me 7 gola

GS 19/05/2023 1 Min. Lesezeit

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada, ka realizuar për fitoren e St. Paulit, me rezultat 4:3 në konak të Holstein Kiel, në takimin e javës së 33-të në Bundesliga II.

Paçarada ka treguar formë të mirë, duke e ndihmuar skuadrën e tij që të kthehet me tre pikë nga Kiel.

Paçarada u paraqit tiitullar dhe dëshmoi edhe një herë cilësitë e tij. 

Për St. Paulin shënuan Afolayan (39′), Wahl (53′ – autogol), Daschner (62′) e Paçarada (74′) dhe për vendasit Skrzybski (28′ – nga penalltia); Komenda (78′) e Reese (90+3′).

St. Pauli renditet në vend të katërt me 57 pikë e Holstein në të nëntin me 43 sosh.

Teilen: