Wednesday, 18. February 2026
Sport

Padyshim një “themel” në skuadër, Juventus mendon rinovimin me Rabiot

GS 29/09/2023 1 Min. Lesezeit

Juventus do të nisë së shpejti negociatat për rinovimin e kontratës së Adrien Rabiot.

“Corriere dello Sport” në stendat e gazetave të ditës së premte bën një pasqyrë të situatës. Pasi u rinovua për një sezon qershorin e kaluar, mesfushori francez konfirmoi se sa i rëndësishëm është në skuadër dhe tani, klubi është gati të fillojë një diskutim të ri me agjentin e tij në lidhje me zgjatjen e kontratë.

Ideja e Juventusit ësthë që të rinovojë kontratën e Rabiot për një ose dy sezone. Juventus gjithashtu shpreson që lojtari të ulë pagën e tij aktuale prej shtatë milionë euro neto./h.ll/abcnews.al

Teilen: