Selektori i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho ka dorëzuar listën përfundimtare në UEFA prej 23 futbollistësh, sipas rregullores, për ndeshjen me Andorrën.
Prej listës fillestare me 25 futbollistë, Sylvinho është detyruar që dy prej tyre t’i lë jashtë për këtë përballje që luhet sot prej orës 20:45.
Mesfushori Adrion Pajaziti dhe mbrojtësi Klinsman Cake, do ta ndjekin ndeshjen nga tribuna pasi nuk janë përfshirë në listën përfundimtare të Sylvinhos.
Ndeshja Andorrë – Shqipëri, i takon Grupit K kualifikues për Botëororin 2026 dhe luhet në stadiumin “Estadi Nacional” të Andorrës.
Shqipëria është e dyta në grup, pozitë që po synon ta mbajë deri në fund të këtij cikli eliminator, në mënyrë që të sigurojë fazën play-off, në kërkim të biletës për pjesëmarrje në ngjarjen e vitit të ardhshëm.


