Tuesday, 24. March 2026
Sport

Pak fjalë për të shpjeguar dorëheqjen më të bujshme në historinë e Italisë, reagon Mançini: Ishte një nder

GS 13/08/2023 2 Min. Lesezeit

Roberto Mançini i dha sot lamtumirën kombëtares së Italisë me një vendim të papritur që është cilësuar ndër më të bujshmit sa i përket kësaj përfaqësueseje. Gjithçka ka ardhur si një rrufë në qiell të hapur pasi pakkush e priste një ndryshim të tillë një muaj para ndeshjeve kualifikuese të Euro 2024.

mancini

Vetë Mançini nuk është shfaqur para mediave, por nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka thënë fjalët e para pas një vendimi i cili është kthyer në temë diskutimi në mediat italiane e jo vetëm gjatë ditës së sotme.

Një reagim të cilin shumëkush e ka cilësuar të thatë, duke pasur parasysh se Mançini ishte prej 5 vitesh në krye të Italisë dhe fitoi me të Euro 2020.

“Dorëheqja nga roli i trajneri të kombëtares ishte një zgjedhje e imja personale. Falënderoj presidentin Gabriele Gravina për besimin, bashkë me të gjithë anwtarët e FIGC. I përshwndes dhe i falënderoj të gjithë lojtarët e mi dhe tifozët që më kanë shoqwruar në këto 5 vite. Do të mbaj gjithmonw në zemër fitoren e jashtëzakonshme të Europianiit 2020. Ishte një nder”, shkruante Mançini në postimin e tij në rrjetet sociale.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: