Berat Gjimshiti ishte edhe një herë tjetër një nga më të mirët në fushë për Atalantën, këtë herë në sfidën ndaj Arsenalit, e vlefshme për javën e parë të edicionit të ri të Ligës së Kampioneve në formatin e ri.Ndeshja nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola dhe paraqitja e bërë i siguroi mbrojtësit të Kombëtares vlerësimin me notën 7.
NOTA 7 – “Më pak gabime në krahasim me ndeshjen ndaj Fiorentinës, luan me më shumë vëmendje dhe përqendrim pa u lejuar praktikisht asgjë anglezëve” ishte komenti i “Tuttomercatoweb”, ndërsa faqja e “Eurosport” i vendosi kapitenit të kuqezinjve një notë më të ulët për shkak të mungesës së punës më pak të dukshme në repartin e prapavijës.
PANORAMASPORT.AL