Sunday, 3. May 2026
Sport

Pak minuta para startit të sfidës, policia gjermane arreston tifozin shqiptar në hyrje të stadiumit

GS 24/06/2024 1 Min. Lesezeit

Shqipëria dhe Spanja pritet të ndezin Dyseldorfin në vetëm pak minuta, me të dyja skuadrat që do të përballen me njëra-tjetrën në sfidën e fundit të Grupi B.

Gjithsesi, një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur për një tifoz shqiptar, i cili është arrestuar nga policia gjermane.

Top Channel ka siguruar pamje kur tifozi shqiptar i veshur me bluzën e Xhakës është vënë në pranga nga forcat e rendit, me arsyet që janë ende të paqarta.

Teilen: