Stafi i Arsenal raportohet se ka mbetur i pakënaqur me mënyrën se si klubi ka organizuar udhëtimin për finalen e Ligës së Kampionëve kundër Paris Saint-Germain, e cila do të zhvillohet më 30 maj në Budapest.
Sipas mediave britanike, përfshirë Daily Mail dhe The Telegraph, punonjësve që nuk janë të përfshirë drejtpërdrejt në organizimin e finales u është ofruar një paketë udhëtimi me çmim prej 859 funtesh. Paketa përfshin fluturimin charter dhe biletën për ndeshjen.
Oferta parasheh nisjen nga Lutoni në ditën e finales dhe kthimin menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, në mënyrë që stafi të jetë i pranishëm në një paradë të mundshme të trofeut më 31 maj.
Megjithatë, sipas raportimeve, disa punonjës janë habitur nga kostoja e lartë e paketës, ndërsa ata që zgjedhin ta organizojnë vetë udhëtimin rrezikojnë të humbasin festimet e mundshme të klubit.
Në anën tjetër, Paris Saint-Germain ka zgjedhur një qasje krejtësisht tjetër. Klubi francez thuhet se do të mbulojë të gjitha shpenzimet e udhëtimit dhe biletave për të gjithë stafin që do të marrë pjesë në finalen e zhvilluar në Puskás Aréna.
Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, iu është drejtuar punonjësve përmes një letre, duke theksuar rëndësinë e unitetit dhe ndjenjës së përkatësisë brenda klubit.
Ndërkohë, skuadra e drejtuar nga