Është e sigurt të thuhet se Rafael Leao nuk e ka shijuar intervistën e fundit të Antonio Cassano-s me Rai.
Cassano bëri intervistën e tij të parë pas disa muajsh të dielën mbrëma dhe përsëri nuk kishte asgjë të këndshme për të thënë për sulmuesin e Milanit dhe Portugalisë, Leaon.
“Leao mendon se është një gjeni dhe disa madje pajtohen me të. Thjesht e konsideroj lojtar të mirë dhe nuk e kam ndryshuar mendjen për këtë”, ka thënë ndër të tjera Cassano.
“Për pesë muaj e gjysmë ai nuk shënoi në një ligë të varfër si Seria A. Vite më parë, ai do të kishte luftuar për të luajtur në ekipin e gjashtë apo të shtatë në Serie A.”
Cassano gjithashtu e krahasoi sulmuesin portugez me yjet e Premierligës si Marcus Rashford dhe Phil Foden, duke thënë se asi i Manchester United kishte një sezon më të mirë se Leao në 2022-23, ndërsa Foden “është një vit më i ri dhe tashmë ka 21 gola dhe 10 asistime këtë edicion.
Reagimi i 24-vjeçarit në X ishte i shpejtë teksa shpërndau videon e intervistës së Cassanos, duke komentuar me emoji kllounësh.
🤡🤡🤡🤡🤡🤡🤡 https://t.co/wemss1mFXq
— Rafael Leão (@RafaeLeao7) April 8, 2024